75 Mall Live Search
13:54 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vendbanimet izraelite, BE-ja kritikon SHBA-në: Pushtimi i Palestinës – i paligjshëm

Bashkimi Europian kritikon vendimin e Administratës amerikane, që i cilësoi të ligjshme, vendbanimet izraelite në territorin e Palestinës.

Përfaqësuesja e lartë e politikës së Jashtme, Federica Mogherini, publikoi një deklaratë, në të cilën konfirmon qëndrimin e pandryshuar të Brukselit. “I gjithë aktiviteti me vendbanimet është i paligjshëm në bazë të Ligjit ndërkombëtar dhe shkatërron mundësinë e zgjidhjes me dy shtete si edhe perspektivën për një paqe të qëndrueshme”, shkruan Mogherini.

Vendimi i Shteteve të Bashkuara është dënuar dhe nga Turqia. Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavushollu tha se asnjë shtet nuk duhet të jetë mbi Ligjin ndërkombëtar. Ai u bëri thirrje vendeve të tjera që të mos e njohin vendimin e Administratës amerikane.