75 Mall Live Search
07:19 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Virale! Politikani që lëshon gazra në transmetimin direkt?

Një video ku shfaqet politikani amerikan, Eric Michael Swalwell Jr., gjatë një lidhjeje direkte, ku duket se anëtari i Partisë Demokratike përfshihet në një situatë të sikletshme është shndërruar në fare pak kohë, absolutisht Virale!

Intervista në fjalë u zhvillua mbrëmjen e së hënës, në “Hardball with Chris Matthews”, në MSNBC, ku Swalwell po u përgjigjej akuzave të Trumpit. Ky i fundit deklaroi se politikani ka përdorur paratë e taksapaguesve amerikanë për të mashtruar gjatë zgjedhjeve të 2016-s.

Teksa anëtari i Partisë Demokratike ka marrë fjalën, krejt papritur dëgjohet në sfond një zhurmë e ngjashme me çlirimin e gazrave. Ndonëse politikani mohoi kategorikisht të ketë lëshuar gazra, Interneti është i sigurt se diçka e tillë ndodhi vërtet. Swalwelli tha se zhurma në fjalë i përkiste filxhanit që në ato momente lëvizi në tavolinë, një tezë kjo e papranueshme nga njerëzit.