KQZ-ja, tregon kohën kur pritet të përmbyllet procesi i rinumërimit…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të bëjë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit pasi të bëhet rinumërimi i kutive për të cilat ka vendosur PZAP dhe pas njoftimit për vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që i shfaqën subjektet politike, shkruan IndeksOnline.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së tha për Indeksonline se rinumërimi i votave për të cilat vendosi PZAP-i, është duke ndodhur dhe të hënën e ardhshme pritet të përmbyllet rinumnërimi i 130 vendvotimeve.
“Nëse shohim dinamikën e rinumërimit giatë këtyre 7 ditëve, e cila është rreth 130 vendvotime brenda dy ndërrimeve, atëherë besojmë se më së largu deri të hënën mund ta përmbyllim këtë rinumërim”, tha Elezi.
Kujtojmë se PZAP ka vendosur që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1472 vendvotimeve pas ankesave të pranuara nga subjektet politike që gjithsej ishin 102, si dhe ta pranojë të bazuar ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, që të largojë nga rezultati përfundimtar votat e ardhura nga Serbia. /IndeksOnline/
