75 Mall Live Search
10:46 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Milito: Icardi në PSG, është mirë për të gjithë

Ish-ylli i Interit, Diego Milito beson që transferimi i sulmuesit Mauro Icardi në PSG ishte e mirë për të gjithë.

Argjentinasi u largua nga “neurazurët” gjatë afatit veror në formë huazimi me mundësi blerje në fund të sezonit.

Milito ka thënë se ky huazim është shumë i mirë për të gjithë, por Inter duhet të zëvendësoj në mënyrën e duhur, transmeton KosovaPress.

“Mund të them se është mirë për të gjithë. Pavarësisht gjithçka, largimi i tij ishte duhuri. Është në PSG dhe po ia del shumë mirë, por Interi duhet ta zëvendësoj në mënyrën e duhur”, deklaroi ai.

Icardi ka impresionuar të gjithë me paraqitjet e tij këtë sezon dhe ka arritur të shënojë 9 nëntë gola dhe të bëj një asistim.