Kane i uron fat Pochettinos, pas shkarkimit nga Tottenhami
Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, ka thënë fjalë të mira për ish-trajnerin Mauricio Pochettino.
Pochettino u shkarkua dje pas pesë vjetësh që kaloi në Spurs për shkak të rezultateve të dobëta dhe kjo gjë ka befasuar të gjithë.
Anglezi e ka falënderuar teknikun argjentinas që i ka ndihmuar për të arritur ëndrrat, transmeton KosovaPressi.
“Do të jem falënderues për gjithmonë që me ndihmove të arrija ëndrrat. Kishim momente të mira në 5 vjetët e fundit që nuk do t’i harroj asnjëherë. Ishte trajneri dhe shoku im dhe të falënderoj për këtë lidhje. Suksese në sfidën e radhës”, deklaroi ai.
Në krye të Tottenhamit u emërua ish-trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho.