Martohet këngëtarja Baby G?!
Këngëtarja që njihet si Baby G është një këngëtare e re në skenën muzikore dhe mjaft e talentuar.
Ajo jeton midis Londrës dhe Kosovës ku është e angazhuar me projekte muzikore, shkruan Indeksonline.
Gordana Kingji, apo Baby G, njihet edhe për paraqitjet “e guximshme” në publik dhe nuk heziton që t’i ekspozojë format e saj trupore.
Së fundmi ajo ka befasuar, duke publikuar fotografi me një mik të saj, e cila shihej e veshur me fustan nusërie.

“Sapo u martova”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografive të publikuara.
Ajo ka bërë shaka me këtë postim, duke ironizuar, pasi deri tashti nuk dihet për ndonjë lidhje dashurie të saj. /Indeksonline/
