E pranon ministri serb: Shkaku i taksës 100%, Serbia humbi afro 400 milionë euro
Dje u bë një vit nga vendosja e taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe të Bosnjë e Hercegovinës.
Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Lajiq deklaroi se Serbia humbi 395.7 milionë euro brenda një viti që nga vendosja e kësaj takse.
Sipas tij deri, para vendosjes së 100 përqindëshit, vlera e eksporteve vjetore nga Serbia në Kosovë ishte rreth 450 milionë euro, transmeton Indeksonline.
“Më parë u eksportuan më shumë, që përfshinin 10.5 milionë në energji elektrike, e ndjekur nga 12.5 milionë mallra të eksportuara në dhjetorin e kaluar kur markat ndërkombëtare nuk i nënshtroheshin tarifës 100% e shumë të tjera”, tha Lajiqi.
Ministri serb tha se humbjen më të madhe përjetoi “NIS”, që pati eksporte 50.9 milionë euro, i ndjekur nga “Zhelezara”’ nga Smedereva, si edhe ndërmarrjet ushqimore.
“Ne nuk kemi më ‘Bambi’, ‘Diamant’, ‘Victoria’, ‘Sunoka’”, shtoi ai. /Indeksonline/