Rinumërohen votat e 1000 kutive, Nisma stabile mbi pragun
Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve po vazhdon rinumërimi i i votave të vendvotimeve me vendim të PZAP-it.
Deri tani janë rinumëruar votat e mbi 1000 kutive apo afro 80% të vendvotimeve.
Nga rinumërimi nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Nga ana tjetër, Nisma në bazë të rinumërimit vazhdon të qëndrojë stabile mbi pragun me rreth 30 vota.
Me kaq vota mbi prag sa ka Nisma, kishte filluar rinumërimi i votave. Në bazë të këtij trendi nuk pritet ndonjë ndryshim deri në rinumërimin edhe të votave të 400 vendvotimeve./Indeksonline/