Haradinaj takohet me kolonelin Chad Daniels: Populli i Kosovës u është përjetësisht mirënjohës, ushtarëve, qeverisë dhe popullit amerikan!
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj është takuar sot me kolonelin Chad Daniels dhe ekipin e tij tij nga Elementi Mbështetës Kombëtar i SHBA-së në kuadër të KFOR-it (U.S National Support Element – NSE).
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se pranimi i Flamurit Amerikan, i valvitur më 20 nëntor 2019 në Kampin Elementi Mbështetës Kombëtar i SHBA-së, është po ashtu një nder dhe një privilegj.
Ja postimi i plotë:
Kënaqësi e veçantë takimi me kolonelin Chad Daniels dhe ekipin e tij nga Elementi Mbështetës Kombëtar i SHBA-së në kuadër të KFOR-it (U.S National Support Element – NSE).
Pranimi i Flamurit Amerikan, i valëvitur më 20 nëntor 2019 në Kampin Elementi Mbështetës Kombëtar i SHBA-së, është po ashtu një nder dhe një privilegj.
Populli i Kosovës u është përjetësisht mirënjohës, ushtarëve, Qeverisë dhe popullit amerikan, për ndihmën e pazëvendësueshme në realizimin e aspiratës historike për liri dhe pavarësi.
Kosova i përket botës, të së cilës i prinë Amerika dhe do të jetë gjithmonë krah saj në rreshtin e paqes.
RH