Ja si të prisni flokët në shtëpinë tuaj
Janë disa taktika që ju ndihmojnë për të prerë flokët tuaj në kushtet e shtëpisë.
Sipas ekspertëve të bukurisë mjafton të përdorni taktikat e duhura për të modeluar okët tuaj në kushtet e shtëpisë.
Prerja e balukeve na duket më e thjeshtë, por gjithsesi do shumë kujdes sepse është detaji i parë që bie në sy te njerëzit.
Për të shkurtuar baluket tuaja duhet të keni në shtëpi mjetet e duhura të punës.
Baluket janë gjithmonë trend edhe në flokët e gjata edhe të shkurtra.
Mos i prisni flokët e lagura. Nëse prehen flokët kur janë të lagura kur të thahen atëherë do ta shohim se i kemi prerë shkurt.
Nëse keni një fytyrë të gjatë atëherë edhe baluket duhen prerë më gjatë ndërsa kur keni fytyrë më imët atëherë duhen prerë më shkurtë.