08:51 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

31 aksidente, 14 të lënduar gjatë 24-orëve

Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat e përgjithshme për aksidentet, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara në trafik gjatë 24-orëve të fundit.

Sipas policisë, në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së enjte kanë ndodhur 31 aksidente komunikacioni. 14 prej tyre me të lënduar, ndërsa 17 të tjera vetëm më dëme materiale.

Polica e Kosovës sa u përket shkeljeve të rregullave në trafik ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 529 tiketa trafiku. Ndërsa, për vepra të ndryshme penale ka arrestuar 27 persona, ku 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje dënimi./Indeksonline/