Ekipi i inkuadruar këtë sezon në Bundesligë, po e “shkel” nënkampionin
Dortmund është duke humbur me rezultat 0-3 në ndeshjen kundër Paderborn.
Ka mbaruar pjesa e parë me rezultat zhgënjyes për Dortmundin të cilët janë duke humbur që nga minuta e 5’ pasi që Mamba shënoi për ta kaluar kështu në epërsi Paderbornin.
I njëjti futbollist shënoi edhe në minutën e 37’ kurse vetëm dy minuta para se të përfundonte pjesa e parë shënoi edhe Holtmann, për të shkuar kështu në pushim me tri gola në epërsi./Indeksonline/.