Dhuratat e kushtueshme të Justin Bieber për ditëlindjen e bashkëshortes
Bashkëshortja e Justin Bieber, Hailey Baldwin ka festuar ditëlindjen e 23-të.
Përveç që këngëtari zgjodhi fjalët më të veçanta për ta uruar gruan e tij, ai nuk I ka kursyer as befasitë dhe dhurata e çmueshme, shkruan Indeksonline.

Justin i dhuroi Hailey një orë diamanti, ndërsa mbushi shtëpinë me trëndafila të ndryshëm.

“Vetëm më të mirën për të dashurën time”, shkruan Justin në njërin nga postimet.

Ndryshe, Justin dhe Hailey kurorëzuan dashurinë në shtator të vitit të kaluar./Indeksonline/