75 Mall Live Search
09:17 / E Shtunë, 23 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kosova më e “padisiplinuara” në grupin e kualifikueseve

Kosova megjithatë nuk arriti kualifikimin përmes kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020.

Në dy ndeshjet vendimtare, “Dardanët” u mposhtën duke shpresuar tash në planin B, Ligën e Kombeve.

Gjatë tërë kualifikueseve, Kosova tregoi ndeshje mjaft të bukur, por ka marrë edhe mjaft shumë kartonë të verdhë, shkruan Indeksonline.

Në tetë ndeshjet e zhvilluara në këto eliminatore, Kosova ka pranuar 21 kartonë të verdhë e që i bie gati tre kartonë për ndeshje.

Më së paku ka marrë Anglia (9), ndërsa kombëtaret tjera: Mali i Zi (19), Bullgari (17) dhe Çekia (16)./Indeksonline/