Mourinho e nis me këmbë të mbarë aventurën te Tottenham
Tottenham ka shënuar fitore në udhëtim ndaj West Ham me rezultat 2:3 duke e nisur kështu Mourinho mirë punën e re si trajner i ekipit nga Londra.
Mysafirët kaluan në epërsi pas 36 minutave lojë ku Son realizoi, ndërsa dy minuta para fundit të ndeshjes, Lucas Moura u asistua nga Son dhe dyfishoi epërsinë duke e dërguar ekipin në pushim më të relaksuar, shkruan Indeksonline.
Me tu nisur pjesa e dytë, Harry Kane trefishoi epërsinë dhe nuk i dha më gjasa ekipit vendas të nxirrte pikë.
West Ham arriti më pas të shënonte dy gola përmes Antonio (73) dhe Ogbonna (90+7).
Me këtë fitore, Tottenham ngjitet momentalisht për 8 pozita duke u vendosur në pozitën e gjashtë me 17 pikë pas 13 xhirove./Indeksonline/