75 Mall Live Search
23:22 / E Shtunë, 23 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Drama e ‘Kupa Libertadores’, ‘Gabigol’ shënon dy gola në fund të ndeshjes dhe ngrit Flamengon në ‘qiellin e shtatë’

Flamengo është ‘Mbreti’ i ri i në Amerikën Latine. Ata kanë arritur ta mposhtin skuadrën e River Plates me rezultat 2:1

Lojtari i Flamengos, Gabriel Barbosa ishte protagonisti kryesor i kësaj ndeshje, shkruan Indeksonline.

Ai shënoi dy gola në minutat e fundit për ta sjellë titullin e madh në Brazil.

Të parët që kaluan në epërsi ishin River Plates me anë të Borres në minutën e 14-të.

Në minutën e 89-të, Gabriel u gjend shumë mirë në zonë për të barzuar rezultatin.

Për ta përmbyllur këtë ndeshje me dramë u përkujdes përsër ‘Gabigol’.

Në minutën e 92-të me një goditje të fuqishme, Gabriel shënoi për ta përmbyllur ndeshjen.

Por, spektakli nuk përfundoi këtu.

 Në minutën e 95-të, dy lojtarë u ndëshkuan me karton të kuq.

Gabriel përsëri në skenë, ku u ndëshkua me të kuq. Kurse nga ana e River Plates u ndëshkua Palacio. /Indeksonline/