75 Mall Live Search
11:52 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Arrestohet vushtrriasi, zhvillonte lojëra të fatit dhe gara me qen

Gjatë ditës së djeshme, në Vushtrri është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti po merret me veprimtari të kundërligjshme “Lojëra fati”.

Njësitë policore kanë kontrolluar në një bodrum të një ndërtese dhe aty kanë vërejtur se po zhvillohen lojëra të fatit si dhe gara me qen.

Nga aty janë konfiskuar përkohësisht disa paisje elektronike.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti hetohet në procedurë të rregullt.​/Indeksonline/