75 Mall Live Search
19:06 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Prishtina ia shkakton Pejës humbjen më të thellë të sezonit

Prishtina ka mposhtur Pejën me rezultat 104-60 në ndeshjen e Superligës së Kosovës.

Me 44 pikë diferencë, pejanët pësuan humbjen më të thellë të sezonit.

Dominimi i Prishtinës i nisur që në fillim të takimit, ka vazhduar gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa bardhekaltërit fituan çdo çerek të lojës, përjashto të dytin, që përfundoi baraz: 33-9, 25-25, 19-17 dhe 27-9.

Bujar Loci i dha mundësi të gjithë basketbollistëve që kishte në dispozicion që të paraqiten në këtë ndeshje.

Ndërsa lojë tepër të mirë tregoi Meriton Ismaili, i cili u bë koshashënuesi më i mirë i ndeshjes, kur shënoi treshe në minutën e fundit të ndeshjes.

Kujtojmë se Prishtina nuk e kanë pasur në ekip fare dyshen Edmond Azemi e Dardan Berisha që janë suspenduar nga disiplina. /IndeksOnline/