75 Mall Live Search
19:54 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Prifti dhe motrat e nderit në Klinë, në mënyrë vullnetare pastruan mbeturinat në Ujëvarën e Mirushës!

Ujëvara e Mirushës në Klinë është një nga atraksionet më të bukura dhe më të vizituara në vendin tonë.

I krijuar nga natyra, me një peisazh fantastik, ky vend çdo vit mirëpret qytetarë e turistë nga të gjitha vendet.

Por, ka edhe nga ata vizitorë të pandërgjegjshëm që kënaqin sytë, por tregojnë anën tyre të tyre, atë të edukatës, duke hedhur mbeturina.

E, në mënyrë vullnetare për ta pastruar këtë ujëvarë ka dalë Famulltari i Kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë, Don Agim Qerkini së bashku me motrat e nderit dhe disa të rinj, shkruan Indeksonline.

Madje Don Agim Qerkini ka shkruar edhe një status ku pati edhe një apel:

“Sot shume i lumtur pas ketij aksioni modest per pastrim te ambientit te ujvara e Mirushes. I falenderoj te gjithe ata qe moren pjese! Ta ruajme ambientin, aq me teper, keto bukuri natyrore qe Zoti na i ka dhuruar”./Indeksonline/