75 Mall Live Search
00:09 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ja sa u kushtojnë minatorëve të “Trepçës”, shujtat për dy muaj!

Me shujta do të furnizohen punëtorët e Minierës në Stanterg dhe të Flotacionit në Tunelin e Parë.

Kjo është bërë e ditur nga ana e prokurimit, për kontratën e finalizuar nga “Trepça”.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë  60.000,00 euro, porse e njëjta është kurorëzuar për shumën prej 67.820,50 euro.

Sipas prokurimit, kohëzgjatja e kontratës është bërë vetëm për 2 muaj.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik NNH,, Verona “./Indeksonline/