75 Mall Live Search
07:42 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Sot nis pajisja me targa automjetesh

Ministria e Brendshme e Republikës së Kosovës, ka bërë ditur për të gjithë qytetarët e Kosovës, se është shpallur kompania fituese për pajisje me targa.

“Ju njoftojmë se pas përfundimit të gjitha procedurave që kërkohen, pas nënshkrimit të kontratës, qytetarët nga 25 nëntori, mund të drejtohen te Qendrat për Regjistrim të Automjeteve te të gjitha komunat e Kosovës, që të pajisen me targa”.

 “Njëherësh ju kërkojmë falje të gjithë qytetarëve, që gjatë kësaj periudhe kohore nuk kemi mundur t’i pajisnim me targa”, thekson MPB./Indeksonline/