75 Mall Live Search
12:30 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Serbia, paralajmëron “ligj lufte” me Kosovën

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, ka deklaruar se së shpejti në Parlamentin serb do të paraqitet një strategji mbrojtëse, e cila do të përfshijë, ndër të tjera, një dispozitë që parashikon se kërcënimi i sigurisë së serbëve që jetojnë jashtë kufirit nënkupton se rrezikohet automatikisht siguria e Serbisë.

Vulin i tha Radio Beogradit se shteti serb tashti është mjaft i fortë për të mbrojtur njerëzit e tij dhe shtoi se një Serbi e fuqishme është gjithashtu garantuese e paqes në Ballkan, transmeton Shqip.

Ky ligj përbën një sinjal “lufte” të Beogradit me Kosovën, ku politika zyrtare serbe i mëshon fort tezës se serbët e Kosovës ndihen të kërcënuar në territorin e kësaj të fundit.

Ndërkohë që ndodh një gjë e tillë, bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht SHBA-ja me dy të dërguar të posaçëm, po tentojnë çimentimin e stabilitetit në Ballkan nëpërmjet vulosjes së marrëveshjes Serbi-Kosovë.