75 Mall Live Search
14:30 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Aktori Bes Kallaku me dedikim për aktorët e humorit shqiptar, që ikën të varfër nga kjo botë

Aktori shqiptar i njohur i humorit, Bes Kallaku, njihet për rolet e tij të shumta, që ndër vite ka bërë publikun të qeshë.

Madje së fundmi ai ka promovuar filmin komik “Falco”, i  cili po pritet shumë mirë nga publiku, shkruan Indeksonline.

Por Besi duket se ka një dedikim të veçantë për aktorët e brezit të vjetër të humorit, të cilët sipas tij, ikën të varfër nga kjo botë.

“Për të gjithë ata që e kanë parë filmin “Falco”, e kanë vënë re këtë dedikim timin në fund të filmit. Unë mund ta quaj komedia më e bukur shqiptare ‘Falco-n’ por kurrë nuk krahasohen meata me të cilët u rrita dhe u mësova. Ndaj doja të ndaja me të tjerët këtë post. Zoti ju rujt”: ka shkruar Besi, duke i bashkangjitur një fotografi të dy aktorëve të vjetër të humorit shqiptar, Fadil Hasa dhe Muhamet Lika. /Indeksonline/