75 Mall Live Search
21:22 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Befasi, Rashkaj mund të kthehet në Superligën e Kosovës

Në vitin 2017, Anel Rashkaj kishte veshur fanellën e Prishtinës, për të shkaktuar një befasi të madhe atëkohë.

Ishte hera e parë në karrierën e tij profesionale që luajti në futbollin kosovar.

Dy vite më vonë, ekziston mundësia që ai të rikthehet për të luajtur në vendlindje.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që skuadra e Feronikelit ka shprehur interesim për të angazhuar 30 vjeçarin në janar.

Javën e kaluar Rashkaj u largua nga ekipi suedes Eskilstuna.

Kujtojmë se mesfushori kosovar ka raporte të mira me ish trajnerin e Kosovës Albert Bunjakun, i cili angazhohet tani te Feronikeli si këshilltar. /Indeksonline/