75 Mall Live Search
09:38 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tërmeti në Shqipëri: Nisen ndihmat nga Kosova, Italia dhe nga Greqia

​Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se të gjitha shtetet mike të Shqipërisë kanë shprehur gatishmërinë për ndihma pas tërmetit që goditi mëngjesin e sotëm shtetin shqiptar.

Teksa tha se dy avionë me skuadra speciale kanë nisur kryeministri italian Conte dhe ai grek, Mitzotakis.

Rama, po ashtu tha se edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK-së drejt zonave të krizës emergjent.

Ky është postimi i tij i plotë në rrjetin social “Facebook”.

Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi. Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale. Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë. Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë.

Kontaktet vazhdojnë intensivisht.

Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja.

Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur, në çdo pikë ku ka rrënoja, si edhe për të asistuar të gjithë të dëmtuarit që kanë nevojë për ndihmën shëndetësore.