Durrësi në momentin më të vështirë të ekzistencës, situata më shumë se dramatike
Durrësi po kalon një nga momentet më të vështira të ekzistencës së tij. Gazetari i Ora News, Leonidha Musaj, raporton se situata është më shumë se dramatike, duke qenë se epiqendra ka qenë në pikërisht në këtë qytet bregdetar.
Një pallat 6- katesh është sheshuar plotësisht pas tërmetit të frikshëm, duke bllokuar familjet nën rrëmoja.
Deri tani janë shpëtuar 23 persona, të cilët janë dërguar në spital. Ndërsa deri tani regjistrohen 3 viktima.
Në zonën e plazhit raportohet një situatë e vështirë, ku u gjetën edhe 2 nga 3 viktimat. Dhjetëra objekte dhe pallate raportohet se janë shembur.
Gjithashtu në Spitallë një familje qëndron e bllokuar nën rrënojat e banesës ku jetojnë që nga momenti i tërmetit dhe ende nuk ka një grup të ndihmës së shpejtë aty për t’i shpëtuar.
Kjo pasi në zonën e Durrësit situata është shumë e vështirë dhe ekipet e ndihmës së shpejtë janë shpërndarë në të gjithë zonën.
Raportohet se në qytetin bregdetar po vijnë ndihma edhe nga qytetet e tjera.