Edi Rama: Arrin në 28 numri i të shpëtuarve, po na vijnë forcat nga shtetet fqinje
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se ka arritur në 28 numri i personave të shpëtuar nga ekipet e kërkim-shpëtimit.
Rama shpreson ms shumë në operacionet e suksesshme pas nisjes së skuadrave speciale nga shtetet fqinje.
“Sapo ka mbërritur në 28 numri i të shpëtuarve. Do të vijojnë kërkimet që do të kryhen me durim e imtësi deri në fund, ndërkohë që pas pak orësh do fillojnë të na bashkohen njëra pas tjetrës skuadrat speciale nga Kosova, Italia, Greqia, Franca, Turqia, Serbia, Mali i Zi” shkruan kryeministri në njoftim./Indeksonline/