75 Mall Live Search
12:31 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Përpos Thumanës dhe Durrësit, nevojë për ndihmë kanë edhe banorët e Bubqit në Fushë-Krujë

Tërmete të fuqishme dhe me Rihter të lartë goditën Shqipërinë mëngjesin e sotëm.

Banorët nuk u zgjuan nga dielli, por nga dridhjet e tokës që sigurisht ishin shqetësuese për të gjithë.

Përpos dëmeve të mëdha materiale, ka një numër të madh të viktimave dhe të të plagosurve.

Përpos Thumanës dhe Durrësit që janë dy zonat më të prekura, nevojë për ndihmë kanë edhe banorët e Bubqit në Fushë-Krujë, shkruan Indeksonline.

Në një fotografi të publikuar së fundi shihet se si shtëpitë janë rrënuar./Indeksonline/