75 Mall Live Search
12:42 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Më jepni ujë”, 57-vjeçari del i gjallë nga banesa, lë nën rrënoja gruan dhe 4 fëmijët

Një 57-vjeçar është nxjerrë nga rrënojat e pallatit ku jetonte. Kërkesa e tij e parë sapo është vendosur në barrelë ka kërkuar që t’i jepej ujë.

Nga banorët e tjerë mësohet se ai është Robert Cara, 57 vjeç.

Cara ka qenë i pranishëm në banesë me gruan e tij dhe katër fëmijët, ku më i madh është 30 vjeç. Deri tani nga rrënojat është shpëtuar vetëm kryefamiljari.

Shqipëria është goditur sot nga një valë tërmetesh të fuqishëm, e për pasojë kanë humbur dhjetëra persona dhe janë plagosur shumë të tjerë.