75 Mall Live Search
13:24 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Trepça”, në shërbim të Shqipërisë mëmë, vë në dispozicion dy çeta shpëtimi

Bordi dhe menaxhmenti i “Trepçës” sh.a. ka mobilizuar dhe ka vënë në dispozicion çetat e shpëtimit, atë të Minierës së Stantërgut dhe Minierës së Artanës, për t’u dalë në ndihmë të lënduarve dhe familjarëve të viktimave që humbën jetën, si pasojë e tërmetit të fuqishëm të rënë, në Shqipëri.

Numri i kombinuar i të dy çetave të shpëtimit të pajisura me pajisje të ndryshme logjistike për kërkim-shpëtim, pritet që sa më parë të niset për në Shqipëri për t’u asistuar autoriteteve të vendit fqinj.

Bordi dhe .enaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça”, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave./Indeksonline/