Muret e një banese në Fushë-Kosovë, çahen si pasojë e tërmetit
Lëkundjet e tërmetit tragjik dhe të fushqishëm i cili goditi sot Shqipërinë, u dëgjuan edhe në Kosovë.
Dridhjet e forta të orës 03:55 dhe të orës 07:00, më së shumëti i dëgjuan banorët e ndërtesave të larta, shkruan IndeksOnline.
Një banor i Fushë-Kosovës ka postuar një video në “facebook” ku në pamje shihet se banesa në të cilën ai banon ka pësuar plasaritje të brendshme.
Në video shihet se si një pjesë e murit është çarë si pasojë e tërmetit që u shënua sot.
Tërmeti i sotëm ishte fatal për shtetin shqiptar, me ç’rast si pasojë e lëkundjeve të forta, vdiqën rreth 20 persona. /IndeksOnline/
Më poshtë shihni pamjet e një banese në Fushë – Kosovë e cila duket të ketë pësuar plasaritje të mëdha:

