75 Mall Live Search
17:14 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

De Biasi me fjalë emocionuese pas tërmetit në Shqipërinë

Gianni De Biasi nuk e ka harruar Shqipërinë.

Ish-trajneri i Kombëtares ka shprehur dhimbjet e tij pas tërmetit të mëngjesit të sotëm që preku disa qytete shqiptare.

Me gjithë zemrën time shpreh afërsinë, dhimbjen time, për viktimat dhe për të gjithë popullsinë e goditur nga tërmeti në Shqipëri. Shpresoj shumë që të ktheheni në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe se ka një ndihmë thelbësore për njerëzit që kanë humbur shtëpinë e tyre! Ngushëllime për ata që kanë humbur të dashurit në këtë përvojë të dhimbshme. Guxim dhe shumë forcë reagimi. Forconi Shqipërinë“, ka shkruar De Biasi.

Kujtojm se tekniku italian ka marrë edhe nënshtetësinë shqiptare pasi arriti ta kualifikoj Shqipërinë në Euro 2020. /IndeksOnline/