75 Mall Live Search
18:50 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Edi Rama: Dimri nuk kalohet në qiell të hapur, familjeve do t’u ofrohen kushte e fëmijët s’do ta braktisin shkollën!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, pas vizitës që i bëri familjarëve të prekur nga tërmeti i sotëm, ai përmes një statusi të bërë në Facebook ka thënë se të gjitha familjet e mbetura pa çati, do të strehon, dhe do t’u ofrohen kushte optimale, madje edhe fëmijët e tyre s’do të humbin mësimin.

Ky është shkrimi i Ramës:

Dimri nuk kalohet dot as nën qiell të hapur e as në tenda, prandaj qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale, t’i kalojnë edhe festat në kushte optimale me fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit të mos jenë të detyruar të braktisin shkollën asnjë ditë dhe të mësojnë në kushte optimale.