Arrijnë ndihmat e para për familjet në Thumanë
Në Thumanë kanë arritur ndihmat e para që kanë siguruar qytetarët për familjet e prekura nga tërmeti vdekjeprurës në Shqipëri, shkruan Indeksonline.
Ekipi i Indeksonline po qëndron në Thumanë ku po raportojnë nga afër për zhvillimet aty.

Fëmijë, gra e pleq janë strehuar në tenda derisa autoritet të bëjnë një zgjidhje për ta.
Familjaret kanë thënë për Indeksonline se zgjidhja më e mirë në këtë kohë, është të qëndrojnë aty pasi që kanë frikë nga ndonjë tërmet i radhës.

Ndërsa tani bëhet e ditur se kanë arritur ndihmat e para për ta ku kanë siguruar batanije, ushqim e gjëra të tjera të nevojshme./Indeksonline/