75 Mall Live Search
19:39 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ekipet e shpëtimit nga Kosova po bëjnë punë të madhe në Shqipëri

Dhjetëra pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të Forcës së Sigurisë dhe pjesëtarë të Shërbimit të Zjarrfikësve, mëngjesin e sotëm kanë marrë rrugën drejt Shqipërisë për ta ndihmuar pas tërmetit të rëndë që goditi Durrësin dhe Thumanën.

Ata janë ndarë në grupe dhe ndodhen në të gjitha vendet ku po vijon gërmimi për nxjerrjen e trupave të mbetur nën rrënoja që nga ora 04:00 e ditës së sotme, raporton Indeksonline.

Mediat në Shqipëri kanë raportuar se ekipet e shpëtimit nga Kosova kanë nxjerr disa persona të gjallë nga rrënojat.

Ekipet e Kosovës do të vazhdojnë të qëndrojnë në Durrës me rrethinë deri sa të jetë e nevojshme.

Shembullin që e ka dhënë sot Kosova, ka bërë që mediat dhe politikanët në Shqipëri të japin falënderime të shumta në adresë të institucioneve të sigurisë./Indeksonline/