75 Mall Live Search
21:41 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Gjendet edhe një qytetar nën rrënojat e Hotelit “Tropikal”, dyshohet të jetë një nga vëllezërit kosovar

Është gjetur edhe një qytetar nën rrënojat e Hotelit “Tropikal”, i cili besohet të jetë njëri nga dy vëllezërit Abazi nga Livoçi i Gjilanit.

Ekipet e shpëtimit kanë lokalizuar vendndodhjen e  tij, ndërsa janë duke punuar për tërheqjen e trupit të tij nga rrënojat, por nuk dihet nëse është gjallë, apo ka humbur jetën.

Deri më tash mësohet se janë 22 viktima dhe mbi 600 të lënduar nga tërmeti i sotëm.

Ekipet e kërkim shpëtimit nga shumë shtete po vijojnë misionin e tyre për të nxjerrë nga gërmadhat edhe persona të tjerë.