75 Mall Live Search
22:46 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Natë e gjatë, për këto nëna nuk do të ketë gjumë sonte

23 viktima deri më tani janë shënuar nga tërmeti i sotëm që goditi Shqipërinë, derisa numri i të lënduarve është 650.

Derisa gjendja vazhdon të jetë e vëshitrë, veçmas për shumë familje që mbeten pa kulm mbi kokë.

Kështu në Durrës, shumë qytetarë të prekur nga kjo tragjedi, por edhe të tjerë të frikësuar, po e kalojnë natën nën qiell të hapur, në disa tenda.

IndeksOnline është duke qëndruar në këtë vend, ndërsa sjellë imazhe të ndryshme ku shihen njerëz të pashpresë, të dëshpëruar e të mbushur me ankth.

Këto imazhe të këtyre të nënave, nuk kanë nevojë për koment. Për to kjo natë e ditët e tjera nuk do të jenë më të njëjta.

Kujtojmë, që në disa gërmadha ende po vazhdon kërkim shpëtimi, ndërsa shumë ndihma janë nisur nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.

E, një punë të madhe po e bëjnë edhe FSK e Njësitet Speciale të Kosovës, ndërsa i gjithë populli kosovar janë solidarizuar me këtë tragjedi.

Ndryshe, nesër presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shpallur ditë zie, ndërsa aktivitetet e parapara që ishin organizuar në nder të Ditës së Flamurit janë anuluar./Indeksonline/