Një kamion me ndihma niset nga Gjakova drejt Shqipërisë
Tifozët “Kuqezinjët” të Jakovës dhe 1927 janë mobilizuar fort shumë për t’iu dal në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti vdekjeprurës, shkruan Indeksonline.
Të rinjët e Gjakovës falë përkushtimit të tyre kanë arritur të mbledhin ndihma për vëllezërit shqiptar.

Ata në orët e vona të mbrëmjes kanë dërguar një kamion të mbushur me qese në të cilat ka veshmbathje, batanije ushqim e gjëra të nevojshme për këto kohë të vështira që po kalojnë qytetarët e Shqipërisë./Indeksonline/