Historia tragjike e piktores: Vite më parë i kishte vdekur burri, vajza 8 vjeç i vdes nën rrënoja e vetë humb jetën në spital
30-vjeçarja Diena Meçe që u nxor e gjallë tek pallati gjashtëkatësh në Durrës, fatkeqësisht humbi jetën në spital.
Ajo u bë viktima e katërt në Durrës që ndërron jetë si pasojë e tërmetit të fuqishëm më magnitudë 6.4 në pallatin 6 katësh.
Por fatkeqësia shkon përtej kësaj. Ajo kishte humbi më herët edhe vajzën e saj 8 vjeçare nën rrënojat e tërmetit.
Më herët policia kishte njoftuar se “pas shkollës së “Mjeshtërisë” në rrënojat e një pallati 6-katësh, pas 14 orë përpjekjesh, forcat speciale Renea, bënë të mundur nxjerrjen e 30-vjeçares e cila është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Rreth 2 orë më parë, Renea nxori edhe vajzën e saj të mitur 8-vjeçare e cila kishte humbur jetën”.
Diena më parë kishte humbur bashkëshortin, ndërsa sot humbi vajzën dhe pastaj ajo u nda edhe vetë nga jeta.
Në vitin 2015 në një mesazh dedikuar bashkëshortit të saj që kish ndërruar jetë, ajo shkruante:
“Mendoja gjithmonë qe zoti me kishte dhënë shumë lumturi,duke pasur një shok e një bashkëshort si Dori im, por jeta qenka një sprove e vërtete. Më mungon shume bebi im”.