75 Mall Live Search
07:00 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Bilanc i rëndë nga tërmeti, deri tani 24 viktima

Sipas të dhënave të Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe IGJEUM që prej mëngjesit të djeshëm, ora 3.54 kur goditja kryesore pati magnitude 6.3 ballë të shkallës Rihter, e deri ne momentin qe po flasim janë shënuar 310 pasgoditje.

Operacionet e kërkim-shpëtimit kane vijuar gjate natës ne Durrës ku u shpëtua Klajdi Qota, ndërsa në Thumanë kërkimet do rinisin për pak minuta, pas ndërprerjeve disa orëshe për shkak të vështirësive te natës.

Sipas informacioneve paraprake 24 persona kanë humbur jetën, 650 janë lënduar dhe 45 janë shpëtuar.