75 Mall Live Search
23:33 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Zyberaj: Behgjet Pacolli nesër viziton zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri dhe ushtarët e FSK-së atje

Kosova dhe gjithë shqiptarët anembanë trevave shqiptare sot janë mobilizuar me Shqipërinë, pas tërmetit të fuqishëm.

Përmes një shkrimi të bërë në Facebook, Jetlir Zyberaj, këshilltari politik i ministrit të Punëve të Jashtme në dorëheqje, Behgjet Pacollit, ka thënë se kjo është një situatë tragjike për të gjithë kombin dhe ne duhet të qëndrojmë të bashkuar në përballjen e sfidave.

Zyberaj tutje ka njoftuar opinionin se Pacolli nesër do të vizitojë zonat e prekura në Shqipëri si dhe ushtarët e FSK-së, që po ofrojnë ndihmë shpëtimi atje.

Ky është postimi i plotë i tij:

Kosova, qytetarët dhe institucionet, kanë treguar vlerat më të mira që kemi. Solidariteti mes nesh që kemi zhvilluar me shekuj që të ofrojmë ndihmë vëllezërve dhe motrave tanë në Shqipëri në periudhat e vështira pas tërmetit. Kjo është një situatë tragjike për të gjithë kombin dhe ne qëndrojmë të bashkuar në përballjen me sfidat. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe shumë qytetarë që kanë humbur kulmin mbi kokë.

Nesër zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli do të vizitojë zonat e prekura dhe do të shprehë solidaritetin e Kosovës me popullin e Shqipërisë. Ai gjithashtu do të vizitojë ushtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës që po ofrojnë ndihmë shpëtimi atje