Tragjedia në Shqipëri nuk ia ndërprenë dollitë Albin Kurtit
Pretendeti kryesor për kryeministër të Kosovës Albin Kurti ka vendosur që natën më tragjike për shqiptarët ta kalojë duke ngre dolli me verë në dorë në një aktivitet të organizuar në Prishtinë nga Ambasada e Shqipërisë që u kritikua ashpër nga masa e qytetarëve në Kosovë.
Derisa në Shqipëri po kërkohen e po gjenden ende viktima të shumta që kanë mbetur nën gërmadha pas tërmetit të tmerrshëm, lideri i Vetëvendosjes mbrëmjen e së martës e kaloi duke pirë verë.
Edhe pse vazhdimisht e ka gojën plot patriotizëm, Albin Kurti në këto momente të rënda për popullin shqiptar është treguar indiferent tërësisht duke u marr me agjendën e tij personale politike.