Çasti kur polici kosovar nxjerr nga xhepi një mollë dhe ia dhuron të moshuarit, në Durrës
Sot shqiptarët kanë qenë më të bashkuar se asnjëherë tjetër.
Tragjedia që goditi Shqipërinë, nuk i la as kosovarët duarkryq.
Që në orët e para të mëngjesit ushtarët e FSK-së dhe njësitet e Policisë së Kosovës u nisën drejt shtetit amë.
Ata po vazhdojnë misionin e tyre, shpëtimin e jetëve dhe t’u qëndrojnë afër familjarëve të prekur nga kjo tragjedi.
Në një video të shkëputur gjatë momentit sa Indeksonline ishte live në vendin ku janë ngritur tendat për qytetarët, shihen edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Derisa, në një moment, një nga policët, nxori nga xhepi i tij një mollë dhe ia dhuroi një të moshuari.
Kujtojmë që numri i viktimave ka shkruar në 24, derisa janë shpëtuar 47 të tjerë që ishin nën rrënoja./Indeksonline/