75 Mall Live Search
03:51 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

24 orë nga tragjedia, 24 viktima e 20 të humbur

Për 24 orë me radhë, Shqipëria dhe shqiptarët kudo në botë nuk gjetën qetësi.

Një tërmet i magnitudës 6.4 ballë goditi tokën shqiptare, me epiqendër në Durrës, e cila tragjedi u morën jetën 24 personave, ndërsa po vijojnë kërkimet për gjetjen edhe të 20 të tjerëve. E, 650 të tjerë morën lëndime trupore.

Në mesin e të vdekurve janë edhe dy vëllëzërit nga Livoçi i komunës së Gjilanit, Isa dhe Shemsedin Abazi.

Pallate e hotele në Thumanë e Durrës u shembën, ndërsa shtete të shumta u solidarizuan me popullin shqiptar.

Ekipe të kërkim shpëtimit, u nisën në orët e para të mëngjesit drejt Shqipërisë, ku në mënyrë intensive po vazhdojnë misionin e tyre të shenjtë.

Qindra qytetarë, banorë të prekur nga kjo tragjedi, po kalojnë këtë natë nëntori nën qiell të hapur, në çadrat e ngritura në Durrës, Mamurras, Thumanë dhe Kurbin. Ndërsa disa të tjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm iu nisën drejt Kosovës duke iu kundërpërgjigjen thirrjes së kosovarëve për strehim.

Ky është tërmeti i tretë brenda vitit më vdekjeprurës në botë.

Ekipi i IndeksOnline po qëndron në zonat e prekura nga tërmeti në Durrës, ndërsa do t’iu mbajë të informuar gjatë gjithë kohës.

Kujtojmë, solidarizimin e gjithë kosovarëve që treguan sot duke iu dërguar shqiptarëve ndihma, por edhe duke grumbulluar mjete financiare për bashkëkombasit tonë.

Ndërsa, Ushtarët e FSK-së e Njësitet e Policisë së Kosovës me ato të zjarrfikësve, mjek e infermierë, po vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri.

Sot, (e mërkurë) presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka shpallur ditë zie, ndërsa janë anuluar të gjitha aktivitetet që ishin organizuar për festat e nëntorit./Indeksonline/