75 Mall Live Search
07:14 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mijëra banorë të prekur nga tërmeti në Shqipëri kaluan natën nën qiell të hapur dhe nën çadra

Për shumë banorë të zonës së Durrësit dhe Thumanës nata e kaluar ishte në ankth dhe frikë nga paniku i tërmetit të fuqishëm që goditi në mëngjesin e së martës, ku për pasojë pati shumë viktima, të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale në Republikën e Shqipërisë.

Banorët e Durrësit mbrëmë kaluan natën disa në rrugë, në vetura dhe shumë prej tyre në stadiumin e këtij qyteti, e një numër i konsideruar edhe nën qiellin e hapur në fushën e blertë.

Ekipi i KosovaPress-it ka qëndruar në mesin e tyre deri në orët e mëngjesit, pati qytetarë që me vështirësi qëndronin dhe nuk ishin të kënaqur me menaxhimin e situatës. Ndonëse të kundërtën e kanë thënë përfaqësues të Bashkisë së Durrësit.

Sipas Suzana Basha, banore e Durrësit, nata mes 26 e 27 nëntorit ishte e ftohtë dhe e pa qëndrueshme. Ajo edhe pse në moshë deri në orën 2:00 të mëngjesit nuk arrit të siguron çadër.