Nxirret nga rrënojat trupi i pajetë i Shemsedin Abazit, nga Gjilani
Pas më shumë se 24 orë kërkimesh, është arritur të nxirrej trupi i pajetë i Shemsedin Abazit, shtetasit të Kosovës që vdiq pas tërmeteve në Shqipëri. Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, njofton Klan Kosova.
”Tashmë sapo e nxorëm nga rrënojat e hotelit “Tropikal”, të ndjerin Shemsedin Abazi, nga Livoçi i Epërm i Gjilanit.
Ngushllime familjes Abazi per vdekjen tragjike të djemeve të tyre nga tërmeti!
Ambasada e Kosovës në Tiranë”, shkruan Hasani u shpreh ngushëllime familjarëve.