75 Mall Live Search
08:33 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha flet shqip pas tërmetit, premton dhurim të fondeve

Tërmeti i tmerrshëm që preku Shqipërinë në mëngjesin e ditës së martë nuk e ka lënë askënd indiferent.

Të gjithë shqiptarët kudo në botë janë solidarizuar në mënyra të ndryshme me të prekurit nga tërmeti, shkruan Indeksonline.

Pa reagim nuk kanë mbetur as këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora, madje kjo e fundit ka bërë thirrje që të ndihmohen të gjithë në forma ta ndryshme.

E një reagim së fundi ka ardhur edhe nga këngëtarja tjetër shqiptare, Bebe Rexha e cila ka shprëdarë një video teksa ka treguar se është duke u munduar të gjejë një mënyrë për të dhuruar fonde.

“Së pari më vjen keq për gjithçka që është duke ndodhur për njerëzit e mi në Shqipëri. Jam duke u munduar të gjej një mënyrë për të siguruar fonde të mjaftueshme për të ndihmuar sado pak. Jam duke u lutur për ata që janë ndikuar nga kjo fatkeqësi. Ju dua shumë”, dëgjohet duke thënë përgjatë videos Bebe Rexha, teksa nuk heziton të flas shqip./Indeskonline/