Kështu nisi mësimi sot në shkollën “Don Bosko”, ngrisin flamurin në gjysmështizë
Për nder të viktimave nga tërmeti vdekjeprurës në Shqipëri, nxënësit e shkollës “Don Bosko” kanë filluar mësimin më ndryshe se ditëve të tjera, shkruan Indeksonline.
Nxënësit e kësaj shkolle nën tingullin e Himnit Kombëtar kanë ngritur flamurin shqipëtar në gjysmështizë, të cilët kanë mbajtur një minutë heshtje për nderim të viktimave.
Ndryshe, një tërmet i magnitudës 6.4 ballësh goditi tokën shqiptare, me epiqendër në Durrës, e cila tragjedi ua morën jetën 26 personave, ndërsa po vijojnë kërkimet për gjetjen edhe të 20 të tjerëve. E, 650 të tjerë morën lëndime trupore.
Në mesin e të vdekurve janë edhe dy vëllëzërit nga Livoçi i Komunës së Gjilanit, Isa dhe Shemsedin Abazi.
Kujtojmë, solidarizimin e gjithë kosovarëve që treguan sot duke u dërguar shqiptarëve ndihma, por edhe duke grumbulluar mjete financiare për bashkëkombësit aonë.
Ndërsa, ushtarët e FSK-së e njësitet e Policisë së Kosovës me ato të zjarrfikësve, mjekë e infermierë, po vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri.