75 Mall Live Search
11:06 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Gazetarja shqiptare thumbon politikanët: Me lekët e xhepit i kishit bërë 1 milion euro deri tani

Ngjarja tragjike në Shqipëri ka bërë që të ketë reagime të shumta e nga më të ndryshmet.

Derisa shumë kush është solidarizuar me të prekurit nga tërmeti, ka pasur edhe të atillë që këtë situatë e kanë shfrytëzuar për të  bërë kritika ndaj liderëve shqiptarë, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka bërë moderatorja e njohur shqiptare, Fatma Haxhialiu e cila përmes një statusi në ‘Facebook’ ka shprehur mllefin ndaj politikanëve.

“Populli është mobilizuar për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti, artistet po ashtu kane bërë donacione bujare edhe miqtë e Shqipërisë po ashtu…ndonjë politikan nuk dëgjuam të ndërmarrë ndonjë mbledhje fondesh me shokët, me leket e xhepit i kishit bere 1 milion euro deri tani”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që artist dhe qytetarët të shumtë nga Kosova janë solidarizuar në mënyra të ndryshme me popullin shqiptarë./Indeksonline/