75 Mall Live Search
13:02 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Baseli arrin në Rusi, por jo edhe Zhegrova, nuk ia dhanë vizën!

Skuadra e madhe zvicëriane, Basel sapo ka arritur në Rusi. Por, bie në sy mungesa e kosovarit, Edon Zhegrova.

Rusia nuk i ka dhënë vizën Zhegrovës për shkak se futbollisti ka pasaportën e Kosovës dhe se shteti mik i Serbisë nuk e njeh këtë pasaportë.

Ndeshja do të zhvillot nesër në orën 16:55, ndërsa Baselit i duhet vetëm 1 pikë për të siguruar kualifikimin./Indeksonline/